Art&Argëtim

Rita Ora paralajmëron projektin e ri muzikor “Last of us” në bashkëpunim me Dj Gryffin

Ky është projekti i parë muzikor që këngëtarja e lindur në Prishtinë, do të publikojë për këtë vit.

2 Shkurt 2024, 16:45 Nga S.B
Rita Ora paralajmëron projektin e ri muzikor “Last of us”
Rita Ora dhe Gryffin

SHBA- Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bashkuar forcat me muzikantin dhe DJ-in e njohur amerikan, Gryffin, për një bashkëpunim të ri. “Last of us” mban titullin kënga e tyre e re, e cila do të publikohet bashkë me klipin më 16 shkurt. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë interpretuesja e hitit “I wil never let you down”, përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet bashkë me Gryffin në prapaskenat e xhirimeve.

“E entuziazmuar të ndaj me ju kopertinën artistike të ‘Last Of Us’, që do të shfaqet më 16 shkurt. Ne të dy e duam tingullin klasik të muzikës Elektro/Dance të viteve 2010 dhe donim ta rikthenim përsëri. Çfarë mendoni të gjithë ju”, shkroi Rita në Instagram.

Ky është projekti i parë muzikor që këngëtarja e lindur në Prishtinë, do të publikojë për këtë vit. Vitin e kaluar ajo shënoi një sukses të madh në tregun ndërkombëtar të muzikës me publikimin e albumit të tretë në karrierën e saj, “You and I”, i cili u prit jashtë mase mirë nga publiku. Krahas muzikës, Ora po vazhdon të jetë e angazhuar edhe në televizion ku aktualisht është në rolin e anëtares së jurisë në spektaklin “The Maskes Singer” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

rita ora last of us gryffin

Sondazh

Poll