Art&Argëtim

John Cena i fiksuar pas aktrimit të Dua Lipës, dua të luaj në filma të tjerë me të

Cena dhe Lipa më parë aktruan së bashku në filmin "Barbie" në verën e vitit 2023 si Merman Barbie dhe Mermaid Barbie, dhe më pas në thrillerin e yjeve të vitit 2024, Argylle.

2 Shkurt 2024, 21:22 Nga S.B
John Cena i fiksuar pas aktrimit të Dua Lipës, dua të luaj
John Cena dhe Dua Lipa

SHBA- Aktori John Cena është gati ta çojë marrëdhënien e tij të punës me Dua Lipën në një tjetër nivel. Në episodin e së enjtes të ‘The Late Show’ me Stephen Colbert, aktori dhe ylli i WWE 46 vjeç, përshkroi llojin tjetër të filmit në të cilin dëshiron të luajë me këngëtaren e "Houdini".

"Do të doja të bëja një film me policë që bashkëpunojnë me njëri tjetrin me Duan," i tha Cena prezantuesit Stephen Colbert.

Cena dhe Lipa më parë aktruan së bashku në filmin "Barbie" në verën e vitit 2023 si Merman Barbie dhe Mermaid Barbie, dhe më pas në thrillerin e yjeve të vitit 2024, Argylle, në të cilin një shkrimtare e romaneve kupton se ngjarjet në librin e saj të ri po ndodhin realisht. Cena luan mikun më të mirë të Argylle (Henry Cavill) në film dhe Lipa luajti armikun e tij, Lagranzhin.

John Cena i fiksuar pas aktrimit të Dua Lipës, dua të luaj
John Cena dhe Dua Lipa

Colbert, 59, ishte informuar për bashkëpunimin e ardhshëm të dëshiruar të Cenës me këngëtaren britanike, kështu që ai i prezantoi yllit të ‘Skuadrës Suicide’ një poster tallës të një filmi të rremë të quajtur, Beautee and the Braun, i cili ka etiketën, "Cena në filmat e tjerë të Duas."

"Epo, unë do të kthehem për të promovuar atë projekt, zotëri," tha Cena duke qeshur, përpara se Colbert t'i shpjegonte komplotin.

Më herët gjatë bisedës Cena i tha Colbert-it se dyshja xhiruan Argylle-n para Barbie-t, dhe ai ishte nervoz duke qenë në xhirime mes Cavill dhe Lipa, sepse të dy ishin aq tërheqës. Cena shtoi se tani Lipën e konsideron mikeshë shumë të mirë.

john cena dua lipa argylle barbie

Sondazh

Poll