Art&Argëtim

Transformimi i fytyrës së Demi Moore: Estetisti zbulon të vërtetën pas akuzave për operacione plastike

Duke u përpjekur të zbulonte realitetin pas këtyre nocioneve, Dr. Jonny Betterridge hyri në Instagram për të folur për Moore dhe metamorfozën që ajo ka pësuar, të cilën profesionisti e konsideroi si "të dukshme".

2 Shkurt 2024, 17:29 Nga S.B
Transformimi i fytyrës së Demi Moore: Estetisti zbulon të
Demi Moore

SHBA- Aktorja amerikane Demi Moore në moshën 61-vjeçare, vazhdon të mahnisë audiencën me bukurinë e saj të përsosur, në dukje të përjetshme. Siç është rasti për shumicën e të njohurve në Hollivud që duket se nuk plaken kurrë, pamja rinore e aktores ka ndezur spekulime nëse ajo ka kryer apo jo operacione plastike apo ndonjë procedurë kozmetike.

Transformimi i saj i supozuar i fytyrës në fillim të vitit 2021 në shfaqjen e modës Fendi, për fat të keq ishte subjekt i komenteve dhe kritikave të ashpra të internetit, paraqitja e saj së fundmi në premierën e shfaqjes së saj televizive ‘Feud: Capote vs The Swans’ ka marrë vëmëndjen me pamjen mahnitëse që sfidon moshën. Në të dyja rastet, një pyetje mbeti në thelb: cilat mund të ishin ndryshimet në fytyrën e aktores së ‘Ghost’? Dhe si e arriti ajo këtë?

Duke u përpjekur të zbulonte realitetin pas këtyre nocioneve, Dr. Jonny Betterridge hyri në Instagram për të folur për Moore dhe metamorfozën që ajo ka pësuar, të cilën profesionisti e konsideroi si "të dukshme". Në botën e yjeve të Hollivudit, ruajtja e bukurisë shpesh ka përparësi ndaj plakjes. Kultura e përsosmërisë ka përjetësuar standarde që theksojnë nevojën për të ruajtur pamjen pa të meta e pa rrudha. Duke jetuar në një mjedis të tillë, bisedat rreth operacioneve plastike janë bërë më të përhapura.

Prandaj, kur përballen me pamjet mahnitëse të Demi Moore në moshën 61 -vjeçare, individët nxiten të supozojnë se aktorja, përtej sferës së kujdesit të lëkurës, make-up-it dhe gjeneve të mira, është përkushtuar ndaj disa procedurave për të mbajtur pamjen e saj rinore.

Në Instagram estetisti Betterridge synoi të nënvizonte procedurat kozmetike që mund të shpjegonin ndryshimin në strukturën e fytyrës së Demi Moore gjatë viteve të fundit, veçanërisht në krahasim me paraqitjen e saj të famshme të vitit 2021 gjatë shfaqjes së Fendi në javën e modës në Paris. Duke përdorur daljen e fundit të yllit në premierën e shfaqjes së saj, specialist vuri në dukje një ndryshim në strukturën e fytyrës së saj, veçanërisht në zonën e nofullës.

"Është shumë më e ngushtë dhe më e konturuar," pohoi Dr. Betterridge. Metamorfoza e Demi Moore mund t'i atribuohet ndërhyrjes kirurgjikale të ngritjes së fytyrës ose siç njihet ndryshe ‘face lift’.”

Aktorja kurrë nuk e ka përmendur bisturinë apo operacionet në lidhje me përmirësimin e fytyrës, kështu që është e paqartë nëse ky supozim ekspert mund të verifikohet. Përmirësim kozmetik apo jo nuk mund të mohohet se, në moshën 61-vjeçare, pamja e mahnitshme e Demi Moore është diçka që të gjithë e ëndërrojnë.

demi moore estetike operacione plastike

Sondazh

Poll