Art&Argëtim

Jo vetëm për Krishtlindje/ Mariah Carey mahnit me pajmen e saj

Këngëtarja 54 vjeçare e “All I want for Christmas is you” ishte stiluar nga një brand italian në koleksionin e tyre pranverë-verë 2024.

2 Shkurt 2024, 18:56 Nga S.B
Jo vetëm për Krishtlindje/ Mariah Carey mahnit me pajmen e saj
Mariah Carey

SHBA- Këngëtarja e njohur amerikane Mariah Carey u shfaq në tapetin e kuq për ‘Recording academy honors’ në Los Anxhelos të enjten mbrëma. Fustani i saj ngjyrë bronzi i gjithi i punuar me tyl dhe korse, mori vëmendjen e shumë prej të ftuarve. Këngëtarja 54 vjeçare e “All I want for Christmas is you” ishte stiluar nga një brand italian në koleksionin  e tyre pranverë-verë 2024. Copa e tylit ngjyrë karameli vinte rreth e përqark bustit të saj dhe në pjesën anësore të belit tyli derdhej në tokë në formën e një bishti voluminoz.

Mariah qëndroi tek ngjyrat e bronzit edhe përsa i përket aksesorëve, duke filluar që nga vathët, byrzylykët, varsja, unazat dhe këpucët me majë. Flokët e Carey ishin të kthyera nga njëra anë dhe me onde të lehta të mëdha.

Look-u i Carey u prit shumë mirë nga fansat por disa të tjerë ishin skeptikë. Shumë nuk e pëlqyen zhveshjen e tepruar, dhe mendonin se fustani nuk ishte i përshtatshëm për moshën e saj.

Jo vetëm për Krishtlindje/ Mariah Carey mahnit me pajmen e saj
Mariah Carey

“Duket si një dështim, një mosfunksionim garderobe” komentoi një fans.

mariah carey

Sondazh

Poll