Art&Argëtim

Si dy pika uji, vajza e Kim Kardashian feston ditëlindjen e saj të gjashtë

ardashian tregoi një pamje në brendësi të shtëpisë, e cila ishte zbukuruar me tullumbace rozë dhe prerje kartoni në madhësi reale të kukullave të ndryshme Bratz.

2 Shkurt 2024, 17:57 Nga S.B
Si dy pika uji, vajza e Kim Kardashian feston ditëlindjen e saj të
Chicago dhe Kim Kardashian

SHBA- Kim Kardashian ndau foto nga festa e 6-vjetorit të ditëlindjes së vajzës së saj me temë Bratz, ku dyshja nënë e bijë dukeshin jashtëzakonisht si dy pika uji.

“Festa e 6-të e ditëlindjes së Chi Chi-t në Bratz”, shkroi themeluesja e Skims në një postim në Instagram të enjten. Kardashian pozoi për një foto familjare para dekorit të ditëlindjes me Chicagon si dhe me tre fëmijët e tjerë të saj: vajzën North dhe djemtë Saint dhe Psalm. Kardashian kishte veshur një bluze me kapuç të zi dhe pantallona Balenciaga në ngjyrë të verdhë të ndezur, të stampuar me qengja dhe ylberë nga koleksioni i markës 2018 me vlerë rreth 1650 dollarë.

Ndërkohë, vajza e ditëlindjes kishte veshur një fustan rozë të adhurueshëm me pupla dhe e kishte kombinuar me çizme rozë metalike dhe një çantë në formë zemre. Fansat u mahnitën nga ngjashmëria aq e madhe e Chicagos me nënën e saj.

"Chicago është binjakja absolute e Kim" komentoi një person në postimin e yllit të Kardashians

"Chi është reflektimi i Kim në pasqyrë" ra dakord një person i dytë.

"Mini Kim," shkroi një i tretë.

Si dy pika uji, vajza e Kim Kardashian feston ditëlindjen e saj të
Chicago dhe Kim Kardashian

Kardashian tregoi një pamje në brendësi të shtëpisë, e cila ishte zbukuruar me tullumbace rozë dhe prerje kartoni në madhësi reale të kukullave të ndryshme Bratz. Si të mos mjaftonte me aq, kishte një vend për të bërë sushi karamele, një hark masiv rozë dhe pistë pasarele të personalizuar me emrin e Chicagos, akullore me shije të ndryshme dhe një tortë në formë zemre Bratz sigurisht. Ylli i "Keeping Up With the Kardashians" postoi gjithashtu video nga festa, ku të pranishmit i kënduan Chicagos "Happy Birthday" përpara se ajo të bënte një urim dhe të frynte qirinjtë në tortën e saj rozë.

Si dy pika uji, vajza e Kim Kardashian feston ditëlindjen e saj të
Chicago West

Është e paqartë nëse Kanye West ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së vajzës së tij më të vogël, megjithëse duket se ai dhe Kim, janë në marrëdhënie të mira pas ndarjes së tyre të diskutueshme në vitin 2021, duke pasur parasysh se ata darkuan së bashku me familjen dhe miqtë në Nobu Malibu të martën.

kim kardashian chicago ditelindje

Sondazh

Poll