Art&Argëtim

Shokon Camila Cabello, ndryshimi drastik i flokëve trondit fansat

Në videon e postuar Camila shfaqej me një bluzë të bardhë , penel sysh të zi dhe buzët me shkëlqyes, duke çuar vëmëndjen tek flokët gjysmë të lagur.

2 Shkurt 2024, 14:45 Nga S.B
Shokon Camila Cabello, ndryshimi drastik i flokëve trondit fansat
Camila Cabello

SHBA- Një epokë e re duket se po vjen për këngëtaren Camila Cabello. Këngëtarja 26 vjeçare e “Havana” debutoi  në një postim në instagramin e saj këtë të enjte si kurrë më parë me flokët bjond platin.

“Është koha” shkruajti ajo, duke iu referuar ndryshimeve të reja në pamje, pasi dihet tashmë që Camilla prej vitesh ka ruajtur ngjyrën e saj brune natyrale të flokëve.

Në videon e postuar Camila shfaqej me një bluzë të bardhë , penel sysh të zi dhe buzët me shkëlqyes, duke çuar vëmëndjen tek flokët gjysmë të lagur.

“Camila deshironte një ndryshim drastik, e ku ka një ndryshim më të madh sesa lyerja e flokëve në një ngjyrë që ajo nuk e ka provuar kurrë?!” shprehet parukrierja e saj

Shokon Camila Cabello, ndryshimi drastik i flokëve trondit fansat
Camila Cabello

Fansat u treguan tepër të emocionuar dhe të shokuar për këtë ndryshim saqë e shfaqën entuziazmin tek seksioni i komenteve .

“Ja tek është”, “Epoka e bombës bjonde po vjen” shkruajtën disa prej fansave duke mbështetur vendimin për ndryshim të këngëtares.

camila cabello havana

Sondazh

Poll