Bota

Sulmet ruse në Berislav, vriten dy francezë, plagosën edhe disa persona

Lajmin e konfirmoi guvernatori i rajonit Kherson, Oleksandr Prokudin.

2 Shkurt 2024, 12:49 Nga N.F
Sulmet ruse në Berislav, vriten dy francezë, plagosën edhe disa
Foto ilustruese

UKRAINË- Dy vullnetarë francezë kanë mbetur të vrarë dhe disa persona u plagosën lehtë gjatë një sulmi rus në Berislav afër Khersonit në Ukrainën jugore. Lajmin e konfirmoi guvernatori i rajonit Kherson, Oleksandr Prokudin.

“Ushtria ruse vrau dy shtetas francezë. Tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë, si dhe një ukrainas”, tha Prokudin, i cili nuk specifikoi funksionet e sakta të vullnetarëve.

Në Ukrainë, termi “vullnetarë” përdoret shpesh për t’iu referuar punëtorëve të organizatave humanitare. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar policia ku njoftoi hapjen e një hetimi për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës.

 

ukraine sulm franceze vrasje lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll