Bota

Hungaria thotë “Po” për paketën e ndihmës me 50 milionë euro për Ukrainën/ Orban: Ne nuk marrim pjesë në luftë

President i Ukrainës Volodymyr Zelenksy u shpreh mirënjohës ndaj Charles Michael dhe liderëve të BE-sw për ndihmën prej 50 milonë eurosh.

2 Shkurt 2024, 10:45 Nga S.N
Hungaria thotë “Po” për paketën e ndihmës me 50
Viktor Orban

BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkmit Europian arritën të enjten marrëveshjen për t`i ofruar 50 miliardë euro ndihme Ukrainës. Kjo pasi liderët arritën të bindinin kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili ishte i vetmi që bllokoi pakon me ndihma për Ukrainën.

President i Ukrainës Volodymyr Zelenksy u shpreh mirënjohës ndaj Charles Michael dhe liderëve të BE-sw për ndihmën prej 50 milonë eurosh.

“Është shumë e rëndësishme që vendimi është marrë nga të 27 liderët, gjë që dëshmon edhe një herë unitetin e fortë të BE-së”,  shkroi Zelensky në platformën X.

Liderët evropianë arritën të “fitonin” ndaj Orbanit. Reagimi i parë i Orban për marrëveshjen erdhi nëpërmjet një postimi në Facebook ku tha: Ne e luftuam atë! Hungarezët nuk mund t'u japin para ukrainasve! Ne nuk marrim pjesë në luftë, ne nuk dërgojmë armë, ne jemi ende në ana e paqes!

Marrëveshje erdhi pas takimeve me grupe të vogla udhëheqësish të enjten, Presidentja e Komisionit Europian së bashku me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, zhvilluan një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin hungarez.

hungaria viktor orban be

Sondazh

Poll