Bota

Dënohet me 40 vite burg për nxjerrje të dhënash ish-inxhinieri i softuerit të CIA-s

Joshua Schulte ish-inxhinieri i softuerit i dha material të klasifikuara agjncisë sinjalizuese WikiLeaks.

2 Shkurt 2024, 11:07 Nga S.N
Dënohet me 40 vite burg për nxjerrje të dhënash
Joshua Schulte

SHBA- Ish-inxhinieri i softuerit i Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës (CIA) u dënua me 40 vite burg. Kjo pasi ai u akuzua për kryerjen e vjedhjes më të madhe të informacionit të klasifikuar në historinë e agjencisë, si dhe për imazhe të abuzimit të fëmijëve.

Ai gjithashtu akuzohet së ka dhënë deklarata të rreme në FBI. Joshua Schulte ish-inxhinieri i softuerit i dha material të klasifikuara agjncisë sinjalizuese WikiLeaks. WikiLeaks në mars të 2017 filloi publikimet e materialeve, të cilat tregonin se si CIA vëzhgonte qeveritë e huaja, ekstremistët e dyshuar dhe të tjerë, duke kompromentuar rrjetet e tyre elektronike dhe kompjuterike.

Prokurorët thanë se Schulte mori mijëra imazhe dhe video të abuzimit seksual të fëmijëve, materiale të cilat u gjetën në banesëne tij në New York. Materialet ishi të koduara në tre shtresa të mbrojtjes me fjalëkalim.

WikiLeaks ngriti pikëpytje rreth paaftësisë së agjencive amerikane të spiunazhit, për të mbrojtur dokumentet sekrete në epokën dixhitale.

cia

Sondazh

Poll