Bota

Turqia arreston 7 persona të cilët akuzohen se kanë bashkëpunuar me agjencinë e inteligjencës izraelite

Turqia ka paralajmëruar më parë Izraelin për “pasoja të rënda”nëse përpiqet të ndjekë anëtarët e lëvizjes islamike palestineze Hamas, të cilët jetojnë jashtë territoreve palestineze, duke përfshirë Turqinë.

2 Shkurt 2024, 12:05 Nga S.N
Turqia arreston 7 persona të cilët akuzohen se kanë
Foto Ilustrim

TURQI- Autoritete turke kanë arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet se i kanë shitur informacion agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad. Teksa Turqia ka paralajmëruar më parë Izraelin për “pasoja të rënda” nëse përpiqet të ndjekë anëtarët e lëvizjes islamike palestineze Hamas, të cilët jetojnë jashtë territoreve palestineze, duke përfshirë këtu edhe Turqinë.

Turiqa ndryshe nga aletatët e saj perëndimorë nuk e ka cilësuar Hamasin si organizatë terroriste.  Trasmetuesi shtetëror në Turqi TRT, raportoi sot se Mossad po përdor detektivë privatë për të gjurmuar objektivat e saj. Të dyshuarit mendohet se janë përpjekur të gjurojmojnë dhe fotografojnë objektivat, kanë vendosur pajisjee gjurmuese në to dhe kanë siguruar informacione për Mossad.

Ankaraja nuk ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me arrestimet, ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izralite nuk pranoi të komentojë mbi rastin. Kujtojmë se muajin e kaluar një zyrtar i lartë turk tha se autoritete kishin arrestuar 34 persona të dyshuar se ishin lidhur me agjencinë e inteligjencës izralite Mossad dhe synonin palestinezët që jetonin në Turqi.

turqi izrael palestine

Sondazh

Poll