Bota

Ish-polici serb dënohet me 13 vite burg për krime lufte nga Gjykata e Prishtinës

Sipas Prokurorisë grupi ku ishte pjesëtar Arsiç fillimisht ka plagosur e vrarë njerëz, në mesin e të cilëve ishte edhe Brahim Shala, trupin e të cilit urdhëruan Artn Krasniqin në atë kohë 15 vjeç që ta bartte.

2 Shkurt 2024, 11:22 Nga S.N
Ish-polici serb dënohet me 13 vite burg për krime lufte nga Gjykata e
Pamje nga Gjykata

KOSOVË- Dushko Arsiç, serbi i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, dënohet sot me 13 vite burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Sipas Prokurorisë grupi ku ishte pjesëtar Arsiç fillimisht ka plagosur e vrarë njerëz, në mesin e të cilëve ishte edhe Brahim Shala, trupin e të cilit urdhëruan Artn Krasniqin në atë kohë 15 vjeç që ta bartte.

Arsiqi i cili ka qënë pjesë e policisë serbe dhe grupeve paramilitare, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht Artan Krasniqin. Krimet e luftës për të cilat akuzohet janë kryer në fshatin  Butovc në Kosovë në vitin 1999.

krime lufte ne kosove dushko arsiq

Sondazh

Poll