Bota

VIDEO/ E rëndë në Turqi, taksisti vritet nga klienti 19-vjeçar, e qëllon me armë tre herë pas shpine: Nuk duhet t’i besosh të gjithëve!

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Izmirit ku 44-vjeçari Oguz Erge është ndalur për të marrë 19-vjeçarin.

2 Shkurt 2024, 11:33 Nga N.F
VIDEO/ E rëndë në Turqi, taksisti vritet nga klienti
Pamje nga sulmi i taksistit

TURQI- Një ngjajre e rëndë është regjistruar në Turqi ku një taksist është qëlluar nga një 19-vjeçar. I riu është arrestuar pas ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Izmirit ku 44-vjeçari Oguz Erge është ndalur për të marrë 19-vjeçarin, raporton cnnturk.

Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, pas arritjes në destinacionin, 19-vjeçari e pyeti se sa para i detyrohet dhe përpara se 44-vjeçari të përgjigjet, ai e qëllon tre herë pas shpine brenda makinës. Pasi e plagos rëndë, 19-vjeçari e godet në fytyrë taksistin që po rënkonte

"Nuk duhet t’i besosh të gjithëve,” shtoi ai. Taksisti u dërgua urgjentisht në spital dhe pak orë më vonë ndërroi jetë, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë. Oficerët shqyrtuan 110 orë pamje nga 70 kamera sigurie dhe përfundimisht gjetën 19-vjeçarin.

turqi vrasje taksist

Sondazh

Poll