Bota

Rrëzohet avioni në Florida, disa të vdekur dhe të plagosur

Në park u gjetën 4 shtëpi njëra prej të cilave kishte avionin e rrëzuar brenda.  Në park u gjetën 4 shtëpi njëra prej të cilave kishte avionin e rrëzuar brenda.  Në park u gjetën 4 shtëpi njëra prej të cilave kishte avionin e rrëzuar brenda. 

2 Shkurt 2024, 10:57 Nga E.d

Rrëzohet avioni në Florida, disa të vdekur dhe të plagosur

FLORIDA-Një avion është përplasur të enjten në Florida. Disa njerëz u vranë pas përplasjes së avioni të vogël në Clearwater, Florida thanë zyrtarët. Përplasja ndodhi rreth orës 19:15 sipas kohës lokale tha shefi i zjarrëfikësve në Clearwater, Scott Ehlers. Ata gjetën katër shtëpi të përfshira në zjarr njëra prej të cilave kishte dhe avionin e rrëzuar brenda.

"Unë mund të konfirmoj se kemi disa viktima si nga avioni ashtu edhe brenda shtëpisë " tha Ehlers më vonë, pa dhënë një numër të saktë se sa njerëz vdiqën. 

Po ashtu një banor i Clearëater, Steven Ascari tha për CNN se dëgjoi një shpërthim të enjten në mbrëmje që tronditi të gjithë banesën e tij. "Dhe gjëja tjetër që dini se është parë një shtyllë gjigante tymi," tha ai në një mesazh.

Një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit tha se avioni, Beechcraft Bonanza V35 me një motor, u rrëzua në zonën e banimit pasi piloti raportoi një dështim të motorit. Shefi Eric Gandy gjatë konferencës së lajmeve tha se Policia e Clearëater iu përgjigj  parkut të shtëpisë se do të punojë për të siguruar dhe ruajtur vendin e ngjarjes. 

 

 

 

steven ascari scott ehlers eric gandy

Sondazh

Poll