Sport

Pep Guardiola për rikthimin e norvegjezit: "Me Haaland, ne jemi një ekip më i mirë"...

Pep Guardiola mirëpriti rikthimin e Erling Haaland, larg fushës për dy muaj, gjatë fitores së Manchester City kundër Burnley të mërkurën (3-1).

1 Shkurt 2024, 11:29 Nga DOSJA
Pep Guardiola për rikthimin e norvegjezit: "Me Haaland, ne jemi

ANGLI - Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, pas fitores ndaj Burnley (3-1) të mërkurën për ditën e 22-të të Premier League u shpreh: 

“Nëse rezultati do të ishte 7-0 në pjesën e parë, ai (Erling Haaland) do të kishte luajtur më shumë minuta. Nëse do të ishte 0-0, ai mund të mos kishte luajtur asnjë minutë. Une nuk e di. Kështu që nuk kisha një plan para ndeshjes. Por rezultati ishte 3-0, ndaj ai luajti 25 minuta për herë të parë dhe e pashë në formë të shkëlqyer. 

E ndjeva se ishte aty. Ai nuk kishte asnjë rast të pastër, por kishte tre ose katër. Ai mund të shënojë në çdo kohë. Kjo është cilësia e Erling Haaland.  Dy muajt e fundit kanë qenë shumë mirë pa të, por me të jemi një ekip më i mirë dhe jemi shumë të lumtur që ai është rikthyer”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll