Sport

VIDEO/ Vítor Roque debuton me gol, teksa Barcelona rikthehet në rrugën e fitoreve...

Lojtari i ri brazilian shënoi golin e vetëm në fitoren e Blaugranas në duelin e prapambetur të ditës së 20-të.

31 Janar 2024, 21:35 Nga DOSJA
VIDEO/ Vítor Roque debuton me gol, teksa Barcelona rikthehet në

SPANJE - Barcelona mposhti Osasunën  këtë të mërkurë, më 31 janar, 1-0 me një gol të Vitor Roque në stadiumin “Olimpik Montjuic” në ndeshjen e 20-të të sezonit 2023/24 për La Ligan.

Skuadra e Xavi Hernández pësoi një mungesë mjaft të shpejtë me dëmtimin e Ferran Torres katër minuta pas fillimit të ndeshjes. Sulmuesi ndjeu një dhembje në pjesën e pasme të kofshës së djathtë dhe u zëvendësua nga Fermín.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa aksioni erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 63-të, Vitor Roque u shfaq me kokë në shtyllën e afërt dhe i befasoi të gjithë, duke bërë rezultatin 1-0, në atë që ishte goli i parë zyrtar për të riun brazilian 18-vjeçar.

Osasuna, pas minutës së 68-të luajti me 10 lojtarë, pasi u përjashtua Unai García (me dy kartona), duke e komplikoi situatën për miqtë. Por loja vazhdoi me të njëjtin rezultat deri në fund. Me këtë fitore Barcelona u ngjit në vendin e tretë me 47 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll