Sport

VIDEO/ Fiton Tottenham, në tetë minuta të çmendura Spurs përmbys Brentfordin...

Pas kësaj ndeshjeje, me 43 pikë Tottenham renditet në vendin e katërt, ndërsa Brentford me 22 pikë renditet i 15-ti në Premier League.

31 Janar 2024, 23:16 Nga DOSJA

VIDEO/ Fiton Tottenham, në tetë minuta të çmendura Spurs

ANGLI - Feston edhe Tottenham pas javës së 22-të, të cilët mposhtën 3-2 Brentfordin. Ekipi mik i mbylli 45 minutat e para në avantazh, falë golit të Neal Maupay (15’).

Gjithsesi, vendasit e nisën pjesën e dytë në mënyrë të shkëlqyer. Destiny Udogie (48’), Brennan Johnson 949’) dhe Richarlison (56’) realizuan brenda tetë minutave, duke u dhuruar tifozëve emocione fantastike, duke përmbysur rezultatin në 3-1. Brentfordi shënoi golin e dytë me Ivan Toney (67’), por vetëm kaq.

Pas kësaj ndeshjeje, me 43 pikë Tottenham renditet në vendin e katërt, ndërsa Brentford me 22 pikë renditet i 15-ti në Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll