Sport

Mourinho po mendon për një rikthim te Manchester United për shkak të Ratcliffe...

Sipas “Daily Mail”, Jose Mourinho do të ishte më se i hapur për mundësinë e rikthimit të tij te Manchester United për shkak të Sir Jim Ratcliffe, i cili do të marrë frenat e klubit anglez.

31 Janar 2024, 19:27 Nga DOSJA
Mourinho po mendon për një rikthim te Manchester United për shkak

ANGLI - Mourinho kthehet në Manchester United? E ardhmja e Eric Ten Haag në stolin e “Djajve të Kuq” është e pasigurt dhe raportet nga Anglia tashmë e lidhin emrin e portugezit me pozicionin e holandezit, në rast shkarkimi.

Siç raporton “Daily Mail”, Mourinho tashmë është “i pjekur” për t'u rikthyer te United, kryesisht për shkak se mendon që me Sir Jim Ratcliffe në krye, “Djajtë e Kuq” mund të kthehen te ajka e futbollit anglez. 

Në fakt, bazuar në të njëjtin raport, ai mendon se pas dy vitesh në pankinën e tyre, ka ende punë të pambaruar dhe e konsideron “misionin e tij të rikthehet për të pasur sukses te United”.

Portugezi është i lirë, pasi u shkarkua nga Roma dhe gjithashtu, emri i tij është i lidhur edhe me Arabinë Saudite. Me Mourinhon në stol, Manchester United fitoi Europa League dhe FA Cup.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll