Sport

VIDEO/ Liverpool bën “poker” ndaj Chelsea dhe rimerr epërsinë +5 në renditje!...

Liverpool, pas fitores 4-1 ndaj “bluve” të Londrës ngjitet në kuotën e 51 pikëve. Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja e ndoqi ndeshjen nga stoli i Chelsea

31 Janar 2024, 23:38 Nga DOSJA
VIDEO/ Liverpool bën “poker” ndaj Chelsea dhe rimerr

ANGLI - Liverpool e mposhti lehtësisht Chelsean (4-1) të mërkurën në “Anfield”, në ndeshjen e madhe të ditës së 22-të të Premier League. Me këtë sukses Reds konsolidojnë vendin e parë në Premier League dhe janë pesë pikë përpara dyshes Manchester City dhe Arsenal, që e ndjekin.

Rezultati nisi të numërohet në minutën e 23-të, falë golit të madh të Jotës. 16 minuta më vonë, ishte Conor Bradley ai që me një goditje të shkëlqyer kros shënoi golin e dytë të ndeshjes. Më pas Jota madje fitoi një penallti, por Nunez (45’+2) goditi në shtyllë.

Në pjesën e dytë u shfaq sërish protagonisti i madh i natës: Conor Bradley krosoi me saktësi të madhe për t'i dhënë golin Szoboszlait (65’). Nkunku (71’) ngushtoi rezultatin në 3-1, por Nunez  gjeti Luis Díaz (79’), i cili shënoi “pokerin” dhe mbylli fitoren 4-1 për “Reds”, që ngjiten në kuotën e 51 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll