Sport

VIDEO/ Manchester City mposht me lehtësi Buyrnley, në fushë rikthehet edhe Haaland

Manchester City mundi Burnley 3-1 në shtëpi në rikthimin e Haaland në aksion…

31 Janar 2024, 22:58 Nga DOSJA

VIDEO/ Manchester City mposht me lehtësi Buyrnley, në fushë

ANGLI - Manchester City mundi me lehtësi Burnley 3-1 në rikthimin e Haaland dhe e kapi Arsenalin në vendin e dytë në renditje. “Qytetarët” u futën fuqishëm, shtypën dhe në minutën e 17-të hapën rezultatin. 

Alvarez bëri 1-0 për Cityn nga një top i bukur i Mateus Nunes nga e djathta. Gjashtë minuta më vonë argjentinasi dyfishoi numrin e golave për skuadrën e tij me një goditje pas një asistimi të shkëlqyer të De Bruyne. 

Kështu, belgu arriti në 104 asistime në Premier League, duke kaluar Rooneyn (103) dhe duke ndjekur Giggs (162) dhe Fabregas (111). 

Manchester City gjeti rrjetën për here të tretë në mbrëmjen e mirë të pjesës së dytë, me një përfundim të mrekullueshëm nga Rodri (46’). Erling Haaland zuri vendin e De Bruyne në fushë në 20 minutat e fundit, por pa mundur të gjente rrugën e rrjetës. Burnley ngushtoi rezultatin në 3-1 në kohën e fundit me anë të Al Dakhil (90’+3).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll