Sport

Fulham pritet të trokasë në “derën” e Chelsea, për sulmuesin Armando Broja…

Dëmtimi i Raúl Jiménez kushtëzon lëvizjen e detyruar…

31 Janar 2024, 18:08 Nga DOSJA
Fulham pritet të trokasë në “derën” e Chelsea,

ANGLI - Fulham po mendon të lëvizë drejt nënshkrimit të Armando Brojën, sulmuesin shqiptar të Kombëtares kuqezi, pasi Raul Jimenez u dëmtua në barazimin e fundit me Everton (0-0).

Lajmi vjen nga “Telegraph”, i cili thotë se Fulham me gjasa do të jetë destinacioni më i mundshëm i sulmuesit 22-vjeçar, me Wolves që heziton të bëjë një ofertë tjetër, pasi propozimi i tyre për huazim u refuzua të martën. 

Sipas gazetës britanike, Chelsea do të jetë i interesuar ta shesë Brojën për të ndihmuar në balancimin e financave, por nuk do të jetë e interesuar ta huazojë atë, përveç nëse marrëveshja përfshin një detyrim për blerjen e klauzolës.

Megjithatë, çmimi që blutë kërkojnë për sulmuesin shqiptar mund të jetë pengues: 50 milionë paund (58 milionë euro)!

Raúl Jimenéz, duhet theksuar, mund të ketë tendosur tendinin e tij të Akilit. Pas ndeshjes kundër  Evertonit, dhe trajneri Marco Silva tha se “gjërat nuk po duken mirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll