Sport

Mo Salah tashmë është rikthyer në stërvitje me Liverpool...

Anësori egjiptian u lëndua në fazën e grupeve të Kupës së Kombeve të Afrikës

31 Janar 2024, 18:17 Nga DOSJA
Mo Salah tashmë është rikthyer në stërvitje me

ANGLI - Mohamed Salah ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku tregon se është rikthyer në stërvitje me Liverpool. 

Anësori egjiptian u dëmtua në fazën e grupeve të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe, tashmë në Angli, u konfirmua se ai vështirë se do të mund të kthehej në kohë për të luajtur ndonjë ndeshje në kompeticion.

Pas eliminimit të Egjiptit nga Republika e Kongos, rikuperimi 'me nxitim' nuk është më një domosdoshmëri për sulmuesin dhe ai tani mund të rikuperohet me ritmin e rekomanduar. 

Klopp kishte konfirmuar tashmë, të martën, se egjiptiani nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet e ardhshme që do të luajë skuadra ‘Reds’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll