Politike

Të martën e ardhshme mblidhet sërish Komisioni për Reformën Zgjedhore

Fokus në këtë mbledhje do të jetë seanca dëgjimore me disa nga organizatat e shoqërisë civile që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.

31 Janar 2024, 16:53 Nga h.k
Të martën e ardhshme mblidhet sërish Komisioni për
Foto ilustruese

TIRANË-Të martën e ardhshme do të mblidhet Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore.  Takimi do të zhvillohet në datën 6 Shkurt orën 12:30.

Fokus në këtë mbledhje do të jetë seanca dëgjimore me disa nga organizatat e shoqërisë civile që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.

Kujtojmë se javën e kaluar në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore u miratua kalendari i punës. Mbledhja u zhvillua online pasi deputetët e PD-së në grupimin Berisha-Bardhi bllokuan zhvillimin fizik të saj.

 

reforma zgjedhore

Sondazh

Poll