Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Celibashi: Nëse nuk vendoset nga Kuvendi, emigrantët nuk mund të votojnë

Në një konferencë me gazetarët, ai u shpreh se nëse nuk do të ndryshohet kodi, atëherë zgjedhjet mund të zhvillohen edhe me kodin aktual, por tha se emigrantët nuk mund të votojnë. Ai tha se në se do të duhet që do bëhen ndryshime në ligjin zgjedhor duhet të datojnë jo më shumë se një vit ose në rastin më ekstrem 6 muaj para ditës së zgjedhjeve.

31 Janar 2024, 11:29 Nga r.ll
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Celibashi: Nëse nuk vendoset nga
ilirjan celibashi

TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në konferencën për gazetarët foli edhe për ndryshimin e kodit të ri zgjedhor, ku tha se është në dorë të partive politike.

Ai tha se në se do të duhet që do bëhen ndryshime në ligjin zgjedhor duhet të datojnë jo më shumë se një vit ose në rastin më ekstrem 6 muaj para ditës së zgjedhjeve.

“E dimë të gjithë që nëse do të duhet që do bëhen ndryshime në ligjin zgjedhor duhet të datojnë jo më shumë se një vit ose në rastin më ekstrem 6 muaj para ditës së zgjedhjeve. Nëse do të mbetet ky kod zgjedhor zgjedhjet do të bëhen, nuk e di të them ca impakti do ketë, por duket që qoftë faktori politik, por edhe ai institucional kanë pranuar nevojën për të bërë ndryshime në kod. Do të ishte mirë që partitë politike të angazhohen për ti realizuar këto ndryshime sa më shpejt të jetë e mundur Kemi bërë publike listën, çështjet që duhen të adresohen dhe ngelet në vlerësimin e partive politike, të Kuvendit për ti adresuar ose jo ato çështje që për ne konsiderohen problematike, nëse mund ta them kështu.", tha Celibashi.

Sa i përket votës së emigrantëve, dhe se nëse mund të aplikohet me kodin aktual, ai tha se kjo nuk mund të ndodhë.

“I qëndroj të njëjtit arsyetim. Nëse Kuvendi nuk plotëson boshllëkun ligjor sipas Kushtetuese, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë. Nuk është përgjegjësi e KQZ me këtë kuadër rregullator ligjor e Kushtetues, për të nxjerrë akte nënligjore që mund të mundësojnë votimin nga jashtë”, sqaroi ai.

ilirjan celibashi kqz

Sondazh

Poll