Politike

Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi publikon shifrat: Pjesëmarrja më e ulët se në vitin 2021

Sipas kreut të KQZ, pjesëmarrja e përgjithshme në këto zgjedhje ka qenë 38.24%, ndërsa në ato të vitit 2021, pjesëmarrja totale ka qenë 46.32%.

31 Janar 2024, 11:22 Nga r.ll
Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi publikon shifrat: Pjesëmarrja më e
ilir celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi ka zhvilluar sot një komunikim me gazetarët, lidhur me zgjedhjet e 14 majit 2023.

Ai ka nxjerrë statistikat për pjesëmarrjen në to. Sipas kreut të KQZ, pjesëmarrja e përgjithshme në këto zgjedhje ka qenë 38.24%, ndërsa në ato të vitit 2021, pjesëmarrja totale ka qenë 46.32%.

Bashkia me pjesëmarrjen më të lartë në votime ka qenë ajo e Fushë Arrëzit, ndërsa me pjesëmarrje më të ulët ka qenë bashkia Vlorë.

“Pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit 2023 ka qenë 38.24%, në krahasim me 46.32% në 2021. Më shumë pjesëmarrje në zgjedhje është bashkia e Fushë Arrëzit, dhe Vlora me pjesëmarrjen më të ulët”, u shpreh ai ndër të tjera.

kqz ilir celibashi

Sondazh

Poll