30 Janar 2024, 19:11
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme për protestuesit përpara banesës së tij. Ai ka bërë thirrje për që të mobilizohen kundra qeverisë së Kryeministrit Edi Rama që sipas ka vendosur regjimin në Shqipëri dhe po bën gjithçka për të asgjesuar opozitën.
Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, të pranishëm sonte në këtë protestë, përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme.
Ju misionarët e kthesës së madhe, vendimtare për fatin e demokracisë, lirisë, dinjitetit dhe të ardhmes tonë, por dhe vetë ekzistencës së kombit shqiptar.
Ju, burrat, gratë, djemtë e vajzat e kthesës, jeni frymëzimi, shpresa e pashuar e mbarë shqiptarëve. Çdo demokrat, qytetar, duhet ta ketë të qartë se në rast se sot heziton dhe nuk ngrihet kundër regjimit monist të Edi Ramës, nesër mund të jetë vonë, nesër ai pavarësisht nga qëndrimi i tij, nga vota e tij, por me indiferencën, heshtjen, ka firmosur mandatin e tij që qëndron mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e votës.
Ndaj dhe protesta juaj, kthesa juaj në agun që ndahet terri nga drita, shpresa nga dëshpërimi, e shkuara diktatoriale nga e ardhmja, jeni pararendës të një Shqipërie tjetër, të rivendosjes së pluralizmit, votës së lirë, besimit tek Shqipëria.
Demokrate e demokratë!
Historia juaj është historia e betejave për idealet më fisnike, të larta. Historia juaj është historia e ndryshimit të vazhdueshëm për të ndryshuar Shqipëri.
Historia juaj është historia e njerëzve, e burrave dhe grave të kthesave epokale, të kthesave që ndan dritën nga terri, diktaturën nga demokracia, gënjeshtrën nga e vërteta. Të tillë jeni ju, të tillë janë demokratët."
sali berisha
Politike
30 Janar 2024, 17:55
I.A
Bora Muzhaqi dhe Belinda Balluku
DIBËR- Dibra ka tashmë një bibliotekë dinjitoze, me kushte e ambiente moderne. Përmes një nd...
Politike
30 Janar 2024, 17:05
h.k
SHBA-Gazment Bardhi Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të ...
Politike
30 Janar 2024, 16:37
M.B
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
FRANCA- Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët dhe vendimi i Gjykatës Kushtet...
Politike
30 Janar 2024, 15:57
M.B
Flamur Noka
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka, në një deklaratë për media, ka zbardhur diskutimet ...
Politike
30 Janar 2024, 15:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kryesia e Rithemelimit është mbledhur dhe ka miratuar përzgjedhur 4 koordinatorëve të saj. Kat&e...
Politike
30 Janar 2024, 14:36
S.N
Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Shqyrtimi i çështjes penale për Arbër Paplekaj ka nisur në Gjykatën e...
Politike
30 Janar 2024, 14:12
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën e sotme u pyet nga gazetarët nëse opozita...
Politike
30 Janar 2024, 13:55
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Meta ka folur p...
Politike
30 Janar 2024, 12:07
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha në Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve se rritja e pagav...
Politike
30 Janar 2024, 11:17
Artan Rama
foto e komisoneve
TIRANË- Debati për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura po rrezikon që të mos u shërbejë zo...