Politike

“Në shërbim të Ramës dhe Veliajt, Presidentja e Urdhërit të Psikologut u kap në korrupsion”, PD: Shkarkimi, akt për t’u përshëndetur

30 Janar 2024, 19:32 Nga h.k
“Në shërbim të Ramës dhe Veliajt, Presidentja e
Foto ilustruese

TIRANË-Partia Demokratike ka reaguar lidhur me shkarkimin nga detyra të Presidentes së Urdhërit të Psikologut. Përmes një deklarate për shtyp demokratët shprehen se në një akt ndershmërie profesionale dhe kurajoje qytetare, Urdhri i Psikologut, me votën e 204 anëtarëve ka shkarkuar Presidenten e Urdhërit të Psikologëve, Valbona Treska.

Sipas tyre Treska ndërpreu kështu edhe shërbimin politik ndaj Edi Ramës dhe Erjon Veliajt, të cilëve u doli në krah në fushatën e 14 majit, kundër kandidatit të opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi.

Deklarata e plotë:

Në një akt ndershmërie profesionale dhe kurajoje qytetare, Urdhri i Psikologut, me votën e 204 anëtarëve ka shkarkuar Presidenten e Urdhërit të Psikologëve, Valbona Treska.

Ajo u gjet në shkelje të rëndë për korrupsion.

Në 20 pikat e argumentimit të Asamblesë, Treska ka pasur mungesë transparence në vendimmarrje, përgjigje dhe publikime të vonuara të vendimeve, trajnime të kushtueshme për psikologët, deri në 1 mijë e 400 euro, si dhe në konflikt interesi. Keqmenaxhim të Komisionit të Etikës. Gabime të formës dhe përmbajtjes në dokumentacion dhe mosmbajtje përgjegjësie për to. Mungesë e etikës së komunikimit nga administrata dhe drejtuesit e Urdhërit të Psikologut.

partia demokratike

Sondazh

Poll