Politike

Prej muajsh në arrati, Ahmetaj thyen heshtjen: Kush janë pronarët realë të inceneratorit të Tiranës?

Kujtojmë që Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me çështjen e inceneratorëve, teksa prej muajsh ndodhet në arrati.

31 Janar 2024, 11:08 Nga r.ll
Prej muajsh në arrati, Ahmetaj thyen heshtjen: Kush janë pronarët
arben ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë ekskluzive për moderatorin Çim Peka për emisionin e tij në SYRI TV.

Moderatori e ka lajmëruar vetë intervistë, ndërsa thekson se Ahmetaj ka lëshuar akuza të rënda për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Kujtojmë që Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me çështjen e inceneratorëve, teksa prej muajsh ndodhet në arrati.

POSTIMI I PLOTË

E enjte 20.45!

“Shpërthen ARBEN AHMETAJ”

Jo thjesht përgjigje, por akuza të rënda për Edi Ramën.

Kush janë pronarët realë të inceneratorit të Tiranës.

Pazaret e oligarkëve me Ramën dhe Veliajn.

Kur, si dhe pse u ndanë me Edi Ramën?

Pse vendosi të mos kthehet në Shqipëri pas vendimit për arrest?

Dhe kërcënimet me jetë...

Një rrëfim si kurrë më parë

E ENJTE, Arben Ahmetaj në SYRI TV

arben ahmetaj çim peka

Sondazh

Poll