Politike

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg Klodian Kapedanin

Sipas SPAK, ai ka u ka premtuar dhe ofruar para në disa raste qytetarëve për të marrë pjesë në votime dhe duke përcaktuar mënyrën e votimit.

31 Janar 2024, 12:55 Nga r.ll
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me 1 vit e 6
klodian kapedani

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg Klodian Kapedanin për akuzën e korrupsionit me zgjedhje.

Sipas SPAK, ai ka u ka premtuar dhe ofruar para në disa raste qytetarëve për të marrë pjesë në votime dhe duke përcaktuar mënyrën e votimit. Me gjykim të shkurtuar Kapedani përfiton uljen e 1/3 së dënimit.

Kpedani u arrestua 9 qershor në 2023 pasi Prokuroria e Posaçme e zbuloi nga përgjimet telefonike. Këto përgjime kryheshin për shkak të një hetimi për vepra të tjera penale që nuk lidhenin me shit-blerje votash.

klodian kapedani

Sondazh

Poll