Politike

Gazment Bardhi në Kongresin Amerikan: SHBA e gatshme për të ndihmuar në rrugëtimin tonë për një Shqipëri demokratike

Ai thekson se pavarësisht problemeve me të cilat Shqipëria është përballur gjatë gjithë këtyre viteve, SHBA ka qenë gjithmonë prezent për ta ndihmuar.

30 Janar 2024, 17:05 Nga h.k

Gazment Bardhi në Kongresin Amerikan: SHBA e gatshme për të

SHBA-Gazment Bardhi Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me kongresmenin republikan Pete Sessions.

Lajmin e ka bërë publik vetë Bardhi, përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se partneriteti strategjik me SHBA do të jetë i tillë përjetësisht.

Ai thekson se pavarësisht problemeve me të cilat Shqipëria është përballur gjatë gjithë këtyre viteve, SHBA ka qenë gjithmonë prezent për ta ndihmuar.

Në Kongresin Amerikan kisha kënaqësinë të takoja Kongresmenin Pete Sessions, me të cilin ndamë çështje me interes për Shqipërinë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve tona. Shqipëria është me fat që ka aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo do të vazhdojë të mbetet e pacënuar përjetësisht.

Pavarësisht problemeve me të cilat Shqipëria përballet gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë korrupsionin, mungesën e shtetit ligjor apo demokracisë funksionale, SHBA ka qenë gjithmonë prezent për të na ndihmuar në rrugtimin tonë për një Shqipëri demokratike dhe të zhvilluar.” , shkruan Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll