Politike

Mbledhja e Kryesisë së Rithemelimit, Noka: Do të ketë protesta në të gjitha rrugët

Noka tha se u fol për të gjitha format e diversifikimit dhe përshkallëzimit ku paralajmëroi protesta në të gjithë vendin.

30 Janar 2024, 15:57 Nga M.B
Mbledhja e Kryesisë së Rithemelimit, Noka: Do të ketë
Flamur Noka

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka, në një deklaratë për media, ka zbardhur diskutimet në mbledhjen e Kryesisë ku tha se u fol për të gjitha format e diversifikimit dhe përshkallëzimit ku paralajmëroi protesta në të gjithë vendin. Ai tha se Rama po hedh hapat më të rrezikshëm të instalimit të një neodiktature. Sipas tij, vendimet për të përjashtuar dhe shpallur armiq deputetët e opozitës, në seancën e fundit, tregon se regjimi ka një vullnet për të asgjësuar çdo gjë.

“Vendimet për të përjashtuar dhe shpallur armiq deputetët e opozitës, të cilët në seancën e fundit demonstruan krejtësisht brenda rregullores, me pankarta, tregon se regjimi ka një vullnet për të asgjësuar çdo gjë, forcë dhe kundërshtar që nuk mund të hyjë në kthetrat e tij. Rama po hedh hapat më të rrezikshëm të instalimit të një neodiktature. PD është e vendosur të qëndrojë përballë dhe diskutuam format e diversifikimit dhe përshkallëzimit duke e çuar me mosbindje civile. U diskutuan dhe format e përshkallëzimit që do të zbresim në të gjitha degët e Shqipërisë, do të ketë protesta në të gjitha rrugët”, tha Noka.

Ai foli dhe për 4 koordinatorët, për të cilët tha se do të jenë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë, ndërsa për Belind Këlliçin tha se do të jetë drejtues politik i Tiranës.

“Zyra e organizimit do të forcohet me 4 koodrdinatore, Këllëçi do të jetë drejtues politik i Tiranës. Janë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë. Çështje ditësh do të merrni vesh për bashkimin e PD-së”, tha Noka.

rithemelimi flamur noka

Sondazh

Poll