Aktualitet

Lirohen vrasësit, gazetaret vënë alarmin për gjykatat e rretheve

5 Mars 2019, 19:52 Nga DOSJA
Lirohen vrasësit, gazetaret vënë alarmin për gjykatat e

TIRANË- Kasaphana e Drejtësisë, mesa duket shqetëson vetëm gazetarët. Dy gazetare të njohura të aktalutetit, me burime të forta pranë insitucioneve të drejtësisë, kanë denoncuar lirimin e kriminelëve nga gjykatat e rretheve. Kjo ndodh nën indiferencën e institucioneve të drejtësisë dhe heshtjen e mediave. Anila Hoxha denoncon e para, ashtu si me vendimin e Dritan Dajtit. Këtë herë nuk e thotë për kët bëhet fjalë.

Ja statusi i Anila Hoxhës:

“Vini re …! !!

A po bëhet gati “dreqtësia” të nxjerrë në liri një tjetër të dënuar te përjetshëm???!

Në pritje të rezultateve të vettingut, kur të gjithë po numërojme kokat e prera të gjyqësorit dhe prokurorisë, të tjerët po shijojnë rrëmujën.

Në kushtet kur gjyqësori është në kolaps, ky i dënuari i përjetshëm mund të dalë javët në vazhdim. Dhe me shumë mundësi ky vendim do shpallet nga një gjykate rrethi.

Kaq.

Do doja që kjo qe sapo shkruajta të ishte një status fake neës.

Por nëse do jetë kështu, mundësitë përse ai do lirohet janë :

E gjitha kjo i shkon për shtat asaj barsaletës me kafshë pylli: Gomarin po e kafshonte ujku dhe ai i shkreti mbylli syte fort dhe u lut :

” Bëje Zot ëndërr ..!”

Ndërkohë që kolegia Klodiana Lala, i kujton se vetëm një javë më parë është liruar një tjetër vrasës, i dënuar më 25 vjet: “E dashur, një i dënuar me 25 vjet doli një javë më parë. Vrasës ishte. Vret prapë ai. Një gjykatë rrethi e mori vendimin…”

Mesa duket kriminelët po lirohen masivisht, në gjykatat e rretheve, jashtë vemendjes së kryeqytetit.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha klodiana lala komentet e gazetareve lirimi i vrasesve anila hoxha klodiana lala komentet e gazetareve lirimi i vrasesve

Sondazh

Poll