Aktualitet

Këlcyrë/ Banorët zihen me kryebashkiakun: Je për burg o mik! Mos e tund kokën, nxirr projektin! Ndoni: S’kam kopje

5 Mars 2019, 15:33 Nga DOSJA
Këlcyrë/ Banorët zihen me kryebashkiakun: Je për burg o mik!

PËRMET– Një ditë pas protestës që banorët e Këlcyrës kanë zhvilluar në sheshin para Bashkisë së qytetit, kundër projektit që prek banesat e tyre, ditën e sotme banorët kanë shkuar në zyrën e kryetari të Bashkisë, Klement Ndoni.(Lexo ketu)

Pas e pritën për disa orë Ndonin jashtë, banorët të revoltuar kërkuan në takimin me të që të prezantohen me projektin.

Takimi me ta ishte i tensionuar ndërkohë që nuk munguan as replikat mes banorëve dhe kryebashkiakut Ndoni.

Debati i plotë:

Qytetari: Djemtë të më shpëtojnë, se unë do vdes. Vajta 80 vjeç dhe 100 milionë i bëra që t’jua lë fëmiëjve. Të gjithëve na gjeti hataja.

Qytetari: Kjo është çmenduri, ne duam kopje. Ky është për në burg, na thotë s’ka projekt. Je për në burg o mik, mos ma tund mua kokën. Kush e kërkoi prishjen e banesave tona? Kur erdhëm herën e parë na the që se kemi me ty.

Kryetari: E para, më lini të flas. S’kam kopje. Ju sqarova herën e parë, sqarimi tjetër është individual.

Qytetari: Jep dorëheqjen po je burrë i mirë. O Çimi lerna o vëlla ta dëgjojmë. Pse s’ja kalove këshillit këtë tonën? Këshilli ka marrë ca vendime, dhe ju i keni kaluar në prefekturë.

Kryetari: Kjo s’ka lidhje fare.

Qytetari: E ke dëshirën e mirë që të ndërhysh? Po jo, tani si burrat?

Kryetari: Kjo është procedurë që s’është çështje dëshire. Baza është projekti. Kjo është baza.

Qytetari: Aha ti po s’ke mundësi dhe dëshirë, unë po iki. Mbetsh me shëndet. Tani thua s’ke mundësi.

Një qytetar tjetër: Ti s’do e gëzosh këtë punë. Këtu është korrupsion i gjallë.

Mbi 28 familje në Këlcyrë rrezikojnë që t’ju shemben banesat për shkak të projektit që përfshin rehabilimin e qendrës së Këlcyrës. Bashkia Këlcyrë pretendon se i ka informuar banorët, por nga ana tjetër këta të fundit thonë se projekti duhet anuluar pasi edhe dëmshpërblimi është qesharak.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klement ndoni protesta e banoreve te kelcyres shembja e banesave klement ndoni protesta e banoreve te kelcyres shembja e banesave

Sondazh

Poll