Aktualitet

Dhuna ndaj arbitrit, arrestohen edhe ata që ndaluan dhunën/ Babai i drejtorit të Kamzës: Ma përdorën djalin si kokë turku

5 Mars 2019, 16:00 Nga DOSJA
Dhuna ndaj arbitrit, arrestohen edhe ata që ndaluan dhunën/ Babai i

TIRANË- Dhuna në stadiume është lajmi kryesor i ditëve të fundit. Nisur nga ngjarja e rëndë që ndodhi të dielën, ku u rrah arbitri i ndeshjes Kamza-Laçi, Eldorian Hamiti, policia e Shtetit ka arrestuar disa persona përgjegjës për ngjarjen.

Mes tyre, policia ka arrestuar edhe Andi Matraxhiun, djalin e profesorit Bardhi Matraxhiu.

Andi Matraxhiu është drejtori Sportiv i ekipit të Kamzës dhe në momentin kur në stadium shpërtheu dhuna ndaj arbitrit, ai ndërhyri dhe shkoi të ndante personat që po dhunonin arbitrin.

Vetë i ati, Bardhi Matraxhiu përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka denoncuar ngjarjen dhe thotë se i biri nuk ka lidhje me dhunën dhe se edhe në verifikimet e pamjeve filmike ai shihet teksa bën detyrën dhe qetëson lojtarët.

Ndërkohë që shton Matraxhiu, ai po mbahet i ndaluar dhe pritet të dalë në gjyq për të marrë masën e sigurisë.

Reagimi i plotë:

Kush e verbon policinë?
Është fjala për ngjarjen e rëndë në stadiumin e Kamzës, që ndodhi haptazi në praninë e kamerave televizive dhe për të cilën policia bëri disa ndalime, midis të cilëve në bllok edhe të drejtuesve të Kamzës, njëri prej tyre djali im Andi Matraxhiu me detyrë përgjegjës sportiv i ekipit të Kamzës. Andi sic e treguan kamerat, në tërësi jo vetëm nuk u përfshi por disa nga lojtarët e Kamzës bënë çmos që të ndihmonin arbitirin nga dhuna e atyre pak tifozëve. Shihet qartë nga pamjet që 4 a 5 policë ndërhynë në fund dhe me vonesë. E vetmja pamje ku shfaqet Andi është kur po drejtohet nga rrëmuja dhe akoma pa u afruar sprapset dhe distancohet. Shkon të bëjë detyrën e tij, të qetësojë lojtarët. Sipas deklarates së tij kishte hyrë për të ndihmuar një nga anësorët, të cilin e ka mik sepse është nga Elbasani. Po kjo pak rëndësi ka sepse vetë kalimi I vijës së fushës nga stafi është shkelje disiplinore, por jo penale e sidomos në atë situatë kur loja kish mbaruar zyrtarisht dhe fusha ishte pushtuar nga tifozët dhe security. Pa asnjë arsye ligjore, thjeshtë për skup mbahet I ndaluar dhe pritet të dalë në gjyq për masën e dënimit. Kushdo që e verbon apo e pengon drejtësinë, duke proceduar njerëz të pafajshëm, pa marrë në konsiderate provat që i panë të gjithë, nuk I shërben aspak qëllimit të vënies së rregullit dhe ligjit në futboll, por të kundërtës përderisa shumica e fajtorëve enden të lirë dhe të pafajshëm, keta njerez përdoren si koka turku. Cështje të tilla dhe unë i kam parë gjithnjë nga televizori, i kam ndjekur në media, por krejt papritur gjendesh në mesin e ngjarjeve të tilla nga të cilat nuk të siguron imunitet as arsimi, as vitet e gjata duke edukuar mijëra të rinj. Unë dhe familja ime do ta kërkojmë drejtësinë deri në fund. Ne jemi njerëz që me fjalën kemi jetuar dhe punuar gjithë jetën. Kaq mund të bëjmë. Keqardhje për ata mijëra të tjerë, që i kemi parë deri më sot si spektatorë dhe që nuk dinë apo nuk munden ta ngrenë zërin si ne.

Për dhunimin e arbitrit Eldorian Hamiti janë shoqëruar disa persona, ndërkohë që 4 persona janë në kërkim për këtë ngjarjen. Ngjarja ka nxitur edhe një debat mes policisë dhe FSHF. Ndërkohë që presidenti i FSHF, Armand Duka e justifiikoi dhunën duke thënë se dihet niveli i spektaktorit shqiptar.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi matraxhiu bardhi matraxhiu dhuna ne stadiume fshf perplasja fshf polici andi matraxhiu bardhi matraxhiu dhuna ne stadiume fshf perplasja fshf polici

Sondazh

Poll