Aktualitet

Protestuesit tentuan të shkulinin megafonët, Policia lyen me bojë ngjitëse shtyllat (VIDEO)

5 Mars 2019, 19:31 Nga DOSJA
Protestuesit tentuan të shkulinin megafonët, Policia lyen me bojë

TIRANË- Protesta e opozitës në Tiranë është shoqëruar me disa incidente, pasi qytetarë të ndryshëm kanë provuar që të ngjiten dhe në shtylla.

Po ashtu një prej tyre në protestën e 18 shkurtit, tentoi që të shkulte dhe megafonët që u bënte thirrje qytetarëve që largoheshin.

Policia sot ka gjetur një mënyrë për të ruajtur artopalantët dhe kamerat e sigurisë, pasi ka lyer të gjithë shtyllat me bojë ngjitëse. Kjo masë është marrë që qytetarë të ndryshëm të mos tentojnë të ngjiten në shtyllat elektrike në të cilat janë montuar dhe kamera.

Pak ditë më parë Policia në kuadër të shtimit të sigurisë për protestat e opozitës ka vendosur disa kamera në shtyllat përballë Parlamentit për të monituruar me mirë incidentet në protesta.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet boja ngjitese incidentet ne proteste luhet shtylla portesta e opozites boja ngjitese incidentet ne proteste luhet shtylla portesta e opozites

Sondazh

Poll