Aktualitet

I dënuar në Itali me 14 vite burg për prostitucion, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar (Video)

5 Mars 2019, 16:14 Nga DOSJA
I dënuar në Itali me 14 vite burg për prostitucion, arrestohet

Tiranë– Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 49-vjeçar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Sipas njoftimit zyrtar, 49-vjeçari me inicialet M. K. banues në Tiranë, rezulton i dënuar me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali.

Për këtë arsye autoritetet italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti ndërkombëtar.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht shtetasin e shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: M. K., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Autoritetet Italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucioni”, parashikuar nga neni 110 dhe nenet 3,4,5 dhe 8 të Ligjit Nr.75 të Kodit Penal Italian.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 49 vjecari arrestohet i shumekerkuari ekstradim drejt italise interpol tirana policia e tiranes arrestohet 49 vjecari arrestohet i shumekerkuari ekstradim drejt italise interpol tirana policia e tiranes

Sondazh

Poll