Aktualitet

Protesta e opozitës/ Policia arreston 8 persona, 9 të tjerë procedohen në gjendje të lirë

5 Mars 2019, 19:39 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Policia arreston 8 persona, 9 të tjerë

TIRANE- Disa orë pas mbylljes së protestës së opozitës, policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona dhe 9 të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë. Sipas njoftimit zyrtar të arrestuarit akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetesisë publike”.

Ndërsa 9 të tjerët janë proceduar në gjendje të lirë. Në cilësinë e proves material u sekuestruan: kapsolla, doreza, kapuç, maska, pjesë metalike, flakadanë, etj.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit arreston 8 persona dhe 9 ndiqen në gjendje të lirë për aktet e dhunës në protestën e sotme përballë Parlamentit. Sot rreth orës 10:30, në rrugën “George Ë. Bush”, para godinës së Parlamentit ku po zhvillohej seanca plenare, subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste per Integrim kanë zhvilluar nje tubim.  Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse (gurë, shkopinj, fishëkzjarre etj.) punonjesit e Policisë, të planizuar me shërbim në ambientet përreth Kuvendit të Shqiperisë.

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës është bërë arrestimi në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe   “Prishja e qetesisë publike”, i 8 shtetasve:

– N.C., 36 vjeç, banues ne Sukth, Durres (i denuar më parë për vjedhje dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi);

– A. M., 23 vjeç, banues në Tirane (i denuar më parë për vjedhje);

– E. C., 33 vjeç, banues në Burrel;

– L.D., 37 vjeç, banues në Burrel (i denuar më parë për vjedhje);

– A.P., 23 vjeç, banues në Tirane;

– M. N., 31 vjeç, banues në Kamëz;

– L. B., 41 vjeç, banues në Gramsh;

– E.G. 36 vjeç, banues në Lezhë.

Janë proceduar ne gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 9  shtetas të tjerë. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar kapsolla, doreza, kapuç, maska,  pjesë metalike, flakadanë, etj. Vazhdon puna për  identifikimin dhe venien para pergjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë aktiv, të perfshirë në veprime të kundraligjshme gjatë protstës së ditës së sotme.

Materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale penale “Organizimi dhe pjesmarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjesit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe   “Prishja e qetesisë publike”. Policia e Shtetit përsërit thirrjen drejtuar organizatorëve të protestave, të distancohen nga elementët problematikë e me precedentë, që cënojnë rendin dhe sigurinë, duke sulmuar e goditur punonjësit e policisë si dhe tentojnë të cënojnë integritetin e incitucioneve shtetësore. Organizatorët e tubimeve janë përgjegjës për plotësimin e kushteve që parashikon ligji. Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, në interes të garantimit të rendit dhe sigurisë, mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve,  si dhe të mbrojtjes së  institucioneve  të rëndësisë së veçantë.

Opozita e bashkuar PD dhe LSI bashkë me aleatët kanë protestuar sot për 4 orë para Parlamentit. Mijëra qytetarë të nisur nga rrethet iu bashkuan një proteste të qete para parlamentit. 1600 policë të Repartit FNSH, Shqiponja dhe Patrulla e Përgjithshme qendruan në gatishmëri për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Protestuesit hodhën disa kapsolla, ndërkohë që protesta ishte e qetë dhe pa dhunë.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 8 te arrestuar 9 persona te proceduar arrestime pas protestes se opozites protesta e opozites protesta perpara kuvendit 8 te arrestuar 9 persona te proceduar arrestime pas protestes se opozites protesta e opozites protesta perpara kuvendit

Sondazh

Poll