Aktualitet

“Ervini është një dele”/ Dëshmia e Ervis Martinajt kur Mata ishte në arrati: Do jetë duke pirë

5 Mars 2019, 14:05 Nga DOSJA
“Ervini është një dele”/ Dëshmia e Ervis

Ervis Martinaj, njëri nga të plagosurit nga përplasja me armë që ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit 2018 në lokalin “Monopol” në zonën e ish-Bllokut dhe dëshminë  etij në kohën kur po mjekohej në një spital privat. Martinaj shpjegoi dinamikën e ngjarjes por tregoi gjithashtu edhe versionin e tij për vendndodhjen e Ervin Matës (ish- i fejuari i këngëtares, Elvana GJATA), i cili në atë kohë ishte në arrati.

Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flas me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot,”– shprehej ndër të tjera Ervis Martinaj.

Dëshmia e plotë e Ervis Martinajt

Kur unë po pija me Ervin Matën dhe Redin, kanë hyrë dy persona nga jashtë lokalit. Njërin prej tyre e njoh, quhej Fabi, ndërsa tjetrin nuk e njoh dhe ata të dy kanë pasur konflikt me një tavolinë tjetër. Të gjithë të tjerët në lokal i kam miq dhe s’kam pasur asnjë konflikt me ta. Kur ata po konfliktoheshin, unë jam futur në mes për t’i ndarë dhe besoj që jam plagosur pa dashje nga ‘kokëmadhi’ (i referohet Mevjol Bilos). Ai më gjuajti me refleks, pasi nëse ai do të më vriste, i kishte të gjitha mundësitë, pasi unë në tokë i shtrirë isha. Nipçja, në ato momente (Eljon Hato), i cili ishte në tavolinë me mua i tha ‘kokëmadhit’:

‘Mos, çfarë bëre, t’u thafshin krahët’ dhe ai në këto momente është goditur. Vetëm oficeri komando ka qëlluar. Unë u hodha në mes, isha me gotë vere në dorë për të qetësuar situatën. Me Ervin Matën s’kam pasur lidhje fare. Me të jam takuar rastësisht. Unë jam rritur me babën e Ervinit. Vetëm Fabi është fajtor në këtë mes, por sherri nuk ishte aq i madh sa për të goditur aq shumë plumba.

Unë isha ai që i thashë Fabit ‘mos’ se po të mos kisha ndërhyrë unë, ‘kokëmadhi’ do të kishte vdekur sot, pasi ai e kishte të pamundur të qëllonte se e kishin kapur nga krahët e s’kishte mundësi të nxirrte armën. Ai u tregua legen, pasi kur unë i thashë Fabit, ‘mos, çfarë po bën’, ai gjuajti me refleks. Do të ishte Fabi gjallë dhe nipçja ime nuk do të kishte vdekur, se ai i vdekur është.

Jeni duke më rënë në qafë kot, pasi unë isha duke pirë një gotë. Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flas me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot.

Ervin Mata u vetëdorëzua më datë 2 mars të këtij viti në policinë e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia prej 5 muajsh, për përfshirjen në vrasjen në zonën e ish-Bllokut ku si pasojë e një përplasjeje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato. Ish-i fejuari i këngëtares shqiptare Elvana Gjata mohoi që të ketë qëlluar me armë, apo edhe me grusht. Arratinë për gati 6 muaj, ai e argumentoi me faktin se ishte larguar pasi ishte i frikësuar. (Lexo këtu)

Më datë 4 mars, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për Ervin Matën. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm gjatë seancës gjyqësore. (Lexo këtu)

Po çfarë ndodhi në 4 tetor?

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato. Ky i fundit u arrestua nga policia, por iu ndryshua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, në sajë të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për tu hetuar në gjendje të lire për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Njëri nga plumbat e preku Haton në shtyllë kurrizore dhe sipas raportit mjeko-ligjor nuk mund të qëndrojë në qeli pasi ka mbetur pothuajse i paralizuar.

I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua vetëm disa ditë pas ngjarjes, kurse Fabjol Alushi u arrestua nga policia dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë në kërkim nga policia është ende ish-komandoja Merviol Bilo, i cili akuzohet të ketë qëlluar për vdekje Gaxhën.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ajaks boshnjaku eljon hato ervin mata ervis martinaj fabjol gaxha merviol bilo vrasja ne ish-bllok ajaks boshnjaku eljon hato ervin mata ervis martinaj fabjol gaxha merviol bilo vrasja ne ish-bllok

Sondazh

Poll