Aktualitet

Shtyhet seanca për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij, shkak mungesa e avokatit

5 Mars 2019, 13:40 Nga DOSJA
Shtyhet seanca për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij, shkak mungesa

Seanca për Emiljano Shullazin dhe katër të pandehur të tjerë është shtyrë sërish. Ditën e sotme trupi gjykues u mblodh për të zhvilluar seancën e radhës por mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës ka bërë që seanca të shtyhet për në datën 15 mars.

Procesi gjyqësor kundër të pandehurit Emiljano Shullazi dhe katër personave të tjerë Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazin është shtyrë disa herë. Në muajin nëntor të vitit 2018, pas 50 senacash gjyqësore, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endit Zelën si dhe Blerim Shullazin.

14 vite burg u dhanë vetëm për Emiljano Shullazin, i cili konsiderohet si kreu i këtij grupi kriminal. Ky dënim u dha nën akuzën e gjobëvënies dhe atë të krijimit të grupit të strukturuar kriminal.

Shullazi është shpallur i pafajshëm për akuzat e kanosjes ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mënyr Koni, si dhe për shkatërrimin e pronës në rastet e vënies së tritolit në garazhin e Jani Zekës dhe biznesit së Adriatik Kërçyku.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda shullazi blerim shullazi emiljano shullazi endrit qyqja endrit zela gilmando dani banda shullazi blerim shullazi emiljano shullazi endrit qyqja endrit zela gilmando dani

Sondazh

Poll