Aktualitet

U vetëvra në rajonin e Policisë, përcillet në banesën e fundit nënkomisari Pjeçi, kolegët: U largove duke lënë pas hijen e rëndë të fajit

Pjeçi do të përcillet në banesën e fundit ndërsa kolegët e tij i kanë dhënë lamtumiren për mes postimeve në rrjetet sociale. 

26 Janar 2024, 10:57 Nga N.F
U vetëvra në rajonin e Policisë, përcillet në
Arben Pjeçi

DURRËS- Ditën e sotme do të mbahet ceremonia mortore e oficerit të policisë Arben Pjeçi i cili vrau veten ditën e djeshme. Pjeçi do të përcillet në banesën e fundit ndërsa kolegët e tij i kanë dhënë lamtumiren për mes postimeve në rrjetet sociale.  Kolegët e tij përmes një postimi në Instagram janë shprehur se Pjeçi u largua duke lënë pas hijen e rëndë të fajit.

“Për Ty, Arben! Jeta askujt nuk i është dhënë në pronësi, por vetëm në përdorim. E ti nuk kishe asnjë të drejtë të merrje këtë vendim për jetën! Megjithatë, ti ike e pas le hijen e rëndë të fajit. Lamtumirë koleg! U prehsh në paqen që nuk e gjete dot mes nesh. I lehtë të qoftë dheu mbi trup e shpirti të ndritë në parajsë”, shkruajnë kolegët e tij.

Efektivi u vetëvra në zyrën e Komisariatin e Policisë Durrës për shkak të depresionit që po përjetonte ditët e fundit. Kjo situatë e rëndë psikologjike kishte ardhur pasi ai ishte shkarkuar pasi ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë.

durres arben pjeçi vetevrasje

Sondazh

Poll