26 Janar 2024, 09:52
Nga N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Një 45-vjeçar me inicialet I. Gj. është vënë në pranga ditën e sotme në Lezhë pasi u kap me tre mina me telekomandë të fshehuara në trup. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari montonte mina me telekomande me lëndë plasëse C4 për t’ua shitur grupeve kriminale.
Gjatë arrestimit përveç minave 45-vjeçarit iu gjet edhe një sasi drogë. Policia e Mirditës tre ditë më parë sekuestroi 2 mina të tjera me telekomandë dhe 1 kallashnikov si dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Lezhë/Parandalohen të tjera ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë. Finalizohet operacioni policor i koduar “New Start”. Montonte mina me telekomandë (me lëndë plasëse C4), për t’ua shitur grupeve kriminale, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari. Sekuestrohen 3 mina me telekomandë për shpërthim në distancë, të cilat 45-vjeçari i kishte fshehur në trup, dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa që iu gjet këtij shtetasi, në momentin e arrestimit. 3 ditë më parë, Policia e Mirditës sekuestroi 2 mina të tjera me telekomandë dhe 1 kallashnikov, si dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.
Shërbimet operacionale dhe ato për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas prodhonte mina me telekomandë, për t’ua shitur grupeve kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “New Start”.
Në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar Ilir Gjoka., i cili mund të transportonte minat me telekomandë dhe kanë ndërhyrë menjëherë për ta ndaluar. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 3 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë, dhe një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale, për kryerjen e krimeve kundër personit.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi I. Gj., 45 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 minat (të montuara me celularë) dhe sasia e cannabisit.Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
lezhe mina me telekomande arrestim
Aktualitet
26 Janar 2024, 09:39
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja tronditëse janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 35-vjeçarit në Tiranë. ...
Aktualitet
26 Janar 2024, 09:42
I.A
Studentet
TIRANË- Studentët kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të kthyer ligjin për bllokim...
Aktualitet
26 Janar 2024, 09:24
N.F
Foto ilustruese
BERAT- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Berat pasi ata tentuan të vidhnin një të moshuar. Mëso...
Aktualitet
26 Janar 2024, 08:59
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sot&eu...
Aktualitet
26 Janar 2024, 08:51
N.F
Foto ilustruese
FIER- Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga ditën ë sotmë n...
Aktualitet
26 Janar 2024, 08:27
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një 39-vjeçar me inicialet J. Zh. është vënë në pranga ditën e sotme në Tiran&e...
Aktualitet
26 Janar 2024, 07:33
I.A
Moti
TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i ...
Aktualitet
25 Janar 2024, 22:21
h.k
Foto ilustruese
DURRËS-Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Durrës. Ngjarja ka nd...
Aktualitet
25 Janar 2024, 21:50
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Tiranë, Kuvendi zhvilloi sot një seancë plenare sa të shkurtër në votime ligjesh, aq edhe t&eum...
Aktualitet
25 Janar 2024, 21:34
I.A
Godina
TIRANË- Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në z...