Aktualitet

"Të burgosura" në banesë prej muajsh/ I arrestuari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, 35-vjeçari: I mbaja nën kontroll!

Mësohet se çifti i bashkëshortëve ishin të martuar prej 10 vitesh ndërsa Zhaboli nga xhelozia kishte izoluar gruan e tij të mos kryente as një lëvizje dhe nuk elinte të punonte.

26 Janar 2024, 10:33 Nga N.F

"Të burgosura" në banesë prej muajsh/ I arrestuari

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimiin e ekonomistit Jetnor Zhaboli i cili mbante mbyllur gruan, nënën dhe dy fëmojët e mitur. Mësohet se çifti i bashkëshortëve ishin të martuar prej 10 vitesh ndërsa Zhaboli nga xhelozia kishte izoluar gruan e tij të mos kryente as një lëvizje dhe nuk e linte të punonte. 35-vjeçari gjithashtu ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.

Xhelozia e tij e "sëmurë" shkon edhe më tej pasi ai kishtëe vendosur kamera në çdo cep të banesës përfshirë edhe në tualet. Kur ai nuk ndidhej në banesë kontrollonte familjen për mes kamerave. Për të mos pasur asnjë kontakt me botën e jashtem ai ksihte monutar edhe një bllokues valësh që gruaja dhe nëna e tij të mos kenë komunikim me të tjerët. Në momentin që policia ka shkuar në banesën e tij mesohet se dëgjoheshin vetëm zëra nga brenda shtëpisë, por askush nuk mund të dilte. Ndërkohë, ka qenë vetë 35-vjeçari ai që ka hapur derën ku më pas është arrestuar. Mësohet se ai është shprehur se i mbante nën kontroll gruan, nënën dhe fëmijët.

Bashkëshortja e të arrestuarit mësohet se për shkak të situatës shumë të rënduar të dhunës ka tentuar disa herë të kryente vetëvrasje. Burime bëjnë me dije se ka dyshime që Zhaboli të ketë probleme të shëndetit mendor, por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore.

tirane arrestim dhune probleme te shendetit mendor

Sondazh

Poll