Aktualitet

Arrestohen dy persona në Elbasan, kapen duke drejtuar automjetet në gjendje te dehur

41-vjeçari me iniciale A. B drejtonte automjetin e tij në gjendjetë dehur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

26 Janar 2024, 10:57 Nga E.d
Arrestohen dy persona në Elbasan, kapen duke drejtuar automjetet në
Policia

ELBASAN- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Arrestohet 59-vjeçari që drejtonte automjetin në gjendje të dehur në aksin rrugor Elbasan-Cërri. Një 41-vjeçar ka përplasur me makinë shtetasin K. Q., 53 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. 41-vjeçari me iniciale A. B drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: -G. S., 59 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; -A. B., 41 vjeç, banues në fshatin Labinot, pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin K. Q., 53 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve.

arrestohen 2 persona ne elbasan

Sondazh

Poll