Aktualitet

Dhunoi me shkop gome 24-vjeçaren, procedohet penalisht 21-vjeçarja në Elbasan

Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa sipas njoftimit të policisë e proceduara ka goditur me shkop gome një 24-vjeçare.

26 Janar 2024, 10:57 Nga N.F
Dhunoi me shkop gome 24-vjeçaren, procedohet penalisht 21-vjeçarja
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 21-vjeçare me inicialet Xh. M është proceduar në gjendje të lirë ditën e sotmë pasi pasditen e djeshme në lagjen "11 nëntori" ka dhunuar një vajzë tjetër. Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa sipas njoftimit të policisë e proceduara ka goditur me shkop gome një 24-vjeçare.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:

-Xh. M., 21 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në lagjen "11 nëntori", dyshohet se ka goditur me send të fortë (shkop gome), një 24-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan procedim dhune

Sondazh

Poll