Aktualitet

Dhunoi dhe kërcënoi me sëpatë gruan dhe 4 fëmijët e mitur, arrestohet 50-vjeçari në Vau të Dejës

Menjëherë pas marrjes së denoncimit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga agresonin.

26 Janar 2024, 09:59 Nga N.F
Dhunoi dhe kërcënoi me sëpatë gruan dhe 4 fëmijët
Foto ilustruese

VAU DEJË- Një 50-vjeçar është vënë në pranga në Vau të Dejës pasi ka dhunuar dhe ka kanosur me sëpatë gruan dhe 4 fëmijët e tij të mitur. Episodi i fundit i dhunës u regjistrua mbëmjen e djeshme në fshatin Toplane.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga agresonin. Më tej në njoftim bëhet me dije se policia ka sekuestruar 2 mjete prerëse, sëpatë dhe thikë.

Njoftimi i plotë:

Dhunoi bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tyre të mitur, si dhe i kanosi ata për jetën, me mjete prerëse, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 50-vjeçari. Sekuestrohen 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë).Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas dhunonte dhe kanoste, bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur, në banesën e tyre, në fshatin Toplane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.Si rezultat është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i rastit. Dhunoi bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur, pranga agresorit në Vaun e Dejës

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë), me të cilat i arrestuari kanoste për jetën, bashkëshorten dhe fëmijët.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

dhune vrasje arrestim vau dejes

Sondazh

Poll