26 Janar 2024, 10:57
Nga N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Katër persona janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme ditën e sotmë në Shkodër. Mësohet se një nga të proceduarit është 22-vjeçarja e cila u aksidentua ditën e djeshme më një tjetër makinë në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh” ku humbi jetën një 4-vjeçar.
Drejtuesja e mjetit me inicialet K. B. u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i plotë:
DVP Shkodër/ Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra penale të ndryshme. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident rrugor mes 2 automjetesh, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 4-vjeçar, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesen e automjetit ku ishte 4-vjeçari, shtetasen K. B., 22 vjeçe.
Këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë dhe për shtetasin P. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. L., 51 vjeç, banues në fshatin Omaraj, pasi u kap duke kryer gërmime me mjete të rënda, pa autorizim, në një zonë pyjore, në fshatin Gjeçaj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 50 vjeç, pasi ka kallëzuar një 71-vjeçar, se ky shtetas i ka vjedhur në banesë, disa vegla për punë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
shkoder aksident viktime procedim
Aktualitet
26 Janar 2024, 10:33
N.F
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimiin e ekonomistit Jetnor Zhaboli i cili mbante mbyllur gruan, nënë...
Aktualitet
26 Janar 2024, 10:13
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Autoritetet greke shtynë për në muajin prill fillimin e zbatimit të Kodit të ri të Emigracionit, ndr...
Aktualitet
26 Janar 2024, 09:59
N.F
Foto ilustruese
VAU DEJË- Një 50-vjeçar është vënë në pranga në Vau të Dejës pasi ka dhunuar dhe k...
Aktualitet
26 Janar 2024, 09:52
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Një 45-vjeçar me inicialet I. Gj. është vënë në pranga ditën e s...
Aktualitet
26 Janar 2024, 09:39
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja tronditëse janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 35-vjeçarit në Tiranë. ...
Aktualitet
26 Janar 2024, 09:42
I.A
Studentet
TIRANË- Studentët kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të kthyer ligjin për bllokim...
Aktualitet
26 Janar 2024, 09:24
N.F
Foto ilustruese
BERAT- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Berat pasi ata tentuan të vidhnin një të moshuar. Mëso...
Aktualitet
26 Janar 2024, 08:59
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sot&eu...
Aktualitet
26 Janar 2024, 08:51
N.F
Foto ilustruese
FIER- Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga ditën ë sotmë n...
Aktualitet
26 Janar 2024, 08:27
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një 39-vjeçar me inicialet J. Zh. është vënë në pranga ditën e sotme në Tiran&e...