Aktualitet

Në monitorim çdo cep i banesës/ Si ekonomisti i arrestuar kontrollonte vajzën, gruan dhe nënën e tij, policia gjen dy letra lamtumire gjatë kontrolleve

Arrestimi i Jetnor Zhabolit erdhi pasi ai dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan e tij.

26 Janar 2024, 09:39 Nga N.F
Në monitorim çdo cep i banesës/ Si ekonomisti i arrestuar
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja tronditëse janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 35-vjeçarit në Tiranë. Arrestimi i Jetnor Zhabolit erdhi pasi ai dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan e tij. 3-vjeçari gjithashtu mbante të mbyllur dhe monitoronte për mes kamerave çdo lëvizje te gruas, vajzës së mitur dhe nënës e tij.

Mësohet se 35-vjeçari me profesion ishte ekonomist kishte instaluar kamera në të gjithë banesën duke përfshirë ëdhe tualetin. Në momëntin që ai largohej nga banesa monitoronte çdo veprim të grave të cilave u kishte mohuar çdo kontak më pjesën e jashtmëe duke montuar bllokues valësh që familjaret të mos përdornin celularët dhe të mos bënin telefonata.

Burime policore bëjnë me dije se bashkëshortja e tij kishte tentuar vetëvrasjen dhe kanë gjetur dy letra që gruaja u kishte shkruar familjarëve të saj. Bashkëshortja për shkak të stresit që po kalonte dhe dhunës nga bashkëshorti i cili ishte xheloz, në letra u jepte lamtumirën familjarëve dhe u kërkonte falje. 

tirane arrestim vetevrasje letra lamtumire

Sondazh

Poll