Aktualitet

Aksident i rëndë në Kamëz, humb jetën 35-vjeçarja, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

Sipas njoftimit të policisë për shkak të aksidentit ka humbur jetën një 35-vjeçare me inicialet N.Z

26 Janar 2024, 08:59 Nga N.F
Aksident i rëndë në Kamëz, humb jetën
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz ku ka humbur jetën një person. Sipas njoftimit të policisë për shkak të aksidentit ka humbur jetën një 35-vjeçare me inicialet N.Z. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore rreth orës 05:40.

I riu me inicialet E.M ka përplasur me makinë 35-vjeçaren e cila ka humbur jetën në vend. Drejtuesi i mjetit është shoqërur në policia për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë:

Kamëz/Informacion paraprak/ Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

tirane kamez

Sondazh

Poll