Aktualitet

Transportonte emigrantë kundrejt pagesës, arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim në Fier

I riu me inicialet A.T. ishte shpallur në kërkim pasi së bashku me tre persona të tjetrë transportonin emigrantë kundrejt pagesë.

26 Janar 2024, 08:51 Nga N.F
Transportonte emigrantë kundrejt pagesës, arrestohet 31-vjeçari
Foto ilustruese

FIER- Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga ditën ë sotmë në Fier. I riu me inicialet A.T. ishte shpallur në kërkim pasi së bashku me tre persona të tjetrë transportonin emigrantë kundrejt pagesë. Rasti u zbulua në 4 janar te ketij viti ndërsa u kapën duke transportuar 11 emigrantë. Bashkëpunëtorët e të riut janë ende në kërkim. 

Njoftimi i plotë:

Fier/ Vijon megaoperacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të operacioneve të mëparshme të Policisë. Bashkëpunëtor për transportimin e 11 emigrantëve (rast i goditur nga Policia, më datë 4 janar), lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapën dhe ndaluan shtetasin A. T., 31 vjeç, banues në Fier.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Tranzit”, pasi dyshohet se më datë 04.01.2024, ka bashkëpunuar me shtetasit L. M., K. M. dhe E. M. (të tre, ende në kërkim), për të transportuar kundrejt pagesave, 11 emigrantë nga Vendet e Treta, në mënyrë që ata të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin. Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

fier arrestim emigrante

Sondazh

Poll