Aktualitet

Temperatura në 0, si parashikohet moti për sot, koha e kthjellët

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës, më pas mbizotëron mot i kthjellët në të gjithë territorin.

26 Janar 2024, 07:33 Nga I.A
Temperatura në 0, si parashikohet moti për sot, koha e kthjellët
Moti

TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës, më pas mbizotëron mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare3 km/h shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C. 

moti sot moti

Sondazh

Poll