Aktualitet

Plagosje me armë zjarri Durrës, fqinjët konkliktohen me njëri-tjetrin

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

25 Janar 2024, 22:21 Nga h.k
Plagosje me armë zjarri Durrës, fqinjët konkliktohen me
Foto ilustruese

DURRËS-Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

Sipas burimeve bëhet me dije se një i plagosur ka mbetur një 40-vjeçar, pas konfliktit me fqinjin e tij. Pritet njoftimi i policisë për të dhënë të plotë ngjarjen e ndodhur. 

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë.

 

plagosje ne durres

Sondazh

Poll